Temperatura rekord 52.3 gradë në Indi, autoritetet lëshojnë “alarmin e kuq”

3 months ago 26
Reklamë

Temperatura rekord prej 52.3 gradë celcius u regjistruan sot në Nju Delhi, kryeqyteti i Indisë, me autoritetet që paralajmëruan banorët për mungesë të theksuar uji.

Temperature rekord u regjistrua mesditën e sotme në periferinë Mungespur të Nju Delhit, nga Departamenti Meteorologjik i Indisë, i cili bën fjalë për ” valë të forta të të nxehtit”.

Dje Departamenti Meteorologjik i Ushtrisë regjistroi temperaturën rekord 49.9 gradë celcius. Mediat në Indi bëjnë me dije se autoritetet vendase kanë lëshuar sot “alarmin e kuq” .

🇮🇳🥵 En Inde, New Delhi étouffe et franchit pour la première fois la barre des 50°C pic.twitter.com/YZAlhGyDPR

— BFMTV (@BFMTV) May 29, 2024

Autoritetet paralajmërojnë për mundësinë e shfaqjes së sëmundjeve të lidhura me temperaturat e larta, për rrejdhojë kanë apeluar qytetarët të evitojnë daljet gjatë orëve të pikut të vapës.

Sipas Departamentit Meteorologjik të Indisë, vala e të nxehtit në Indinë qendrore dhe veriperëndimore pritet “të de-përshkallëzohet gradualisht ” nga nesër, e enjte.

Në maj të vitit 2022, në disa rrethe të kryeqytetit u regjistrua një temperaturë prej 49,2 gradë Celsius.

Temperaturat e nxehta janë të zakonshme në Indi gjatë verës, por ndryshimi i klimës do të sjellë valë të nxehta më të gjata, më të shpeshta dhe më intensive, sipas studiuesve./vizionplus.tv/

Read Entire Article