‘Tempulli 2’/ Lihen në burg 35 nga të arrestuarit në Durrës për shpërndarje droge

9 months ago 35

Në përfundim të një seance maratonë gjyqësore, janë caktuar masat e sigurisë për 43 nga të arrestuarit e operacionit Tempulli 2, për goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike.

Gjyqtarja Besjana Garxenaj ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 35 prej të arrestuarve, “arrest në shtëpi” për njërin prej tyre dhe 7 të tjerë, mes të cilëve dhe një grua, u lanë të lirë me masën shtrënguese “Detyrim paraqitjeje”.

Seanca u zhvillua në kulmin e një sezoni të rënduar viral. Brenda një salle gjyqi kanë qenë afro 100 persona, 43 prej të cilëve të arrestuar, avokatët e tyre, punonjësit e policisë, trupa gjykuese, si dhe prokurori i çështjes.

Dy ditët e fundit, Gjykata e Durrësit ka vendosur “arrest në burg” për 38 prej të arrestuarve të Tempullit 2, 4 në arrest shtëpie dhe 7 me detyrim paraqitjeje. Ndërkohë të tjerë të arrestuar në kuadër të këtij operacioni pritet të dalin para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.

Për goditjen e këtij grupi masiv të shpërndarësve të drogës në territorin e Durrësit janë përdorur metoda speciale të hetimit, kryesisht metoda e blerjes së stimuluar.

Top Channel

Read Entire Article