Oficerët e Interpol në Podgoricë arrestuan shtetasin shqiptar H.H. i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje të disa punonjësve të policisë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në qytetin Verlaine në Belgjikë.
I dyshuari ishte në kërkim nga Interpol Bruksel me qëllim të kryerjes së procedurës penale pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Liège.
Për këtë vepër penale në Belgjikë është paraparë dënim me burg deri në 20 vjet.
“Personi është arretsuar për ekstradim me urdhër nga gjyqtari hetues dhe pritet shkëmbim informacioni ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë së Malit të Zi dhe Ministrisë së Drejtësisë së Belgjikës”, thuhet në njoftim.