Tentuan të rrëmbenin personin e gabuar, lihen në burg dy të rinjtë shqiptarë në Belgjikë

6 months ago 21

Dy shqiptarë në Belgjikë janë lënë në burg nga autoritetet belge pasi ishin arrestuar vitin e kaluar nën akuzën e tentativës së rrëmbimit të një personi të identifikuar si Willebroek, Bonheiden, 58 vjeç.

Gjithçka ndodhi në datën 9 nëntor, kur dy shqiptarët me maska në fytyrë iu vërsulën një personi të cilin e spërkatën me lëndë djegëse në sy dhe tentuan ta tërhiqnin zvarrë për ta futur në furgon, por duke mos pasur sukses.

Si pasojë e hetimeve, ditë më pas u arrestua 24 vjeçari shqiptar M.K. Ndërsa më 22 dhjetor u bë i mundur edhe arrestimi i bashkëpunëtorit të tij A.H, 33 vjeç, gjithashtu nga Shqipëria.

Mediat belge shkruajnë se deri më tani hetimet kanë nxjerrë në dritë faktin se viktima e synuar për t’u rrëmbyer, nuk ka asnjë lidhje me bandat kriminale dhe se autorët mund të kenë ngatërruar person.

Top Channel

Read Entire Article