“Thosha do na zbërthejnë nga brinjët”, Rama flet për hapjen e grup-kapitullit të parë: Pikë e lartë krenarie, në 2030 arrijmë majën e ëndrrës shumëvjeçare

2 hours ago 17

“Për mua ka qenë një pikë e lartë krenarie”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama ditën e sotme pas çeljes së negociatave të grup-kapitullit të parë të Shqipërisë me BE-në.

Në podakastin “Flasim”, kreu i qeverisë tha se para se të hapej  grupkapitulli i parë mendonte ‘do na zbërthejnë nga brinjët, si do ta përballojmë’.

Por, kryeministri theksoi se është besimplotë se deri në 2030-ën do të arrihet maja e ëndrrës shumëvjeçare.

Edi Rama: Për mua ka qenë një pikë e lartë krenarie pikërisht pika ku unë vuaja stresin që do të ishte një pikë e ulët energjie sepse thosha ‘tani u hapën, do fillojë diagnoza, ekografia, mamografia, i gjithë ai i kompleks analizash i gjithë trupi të vendit përpara se të fillojë negociata e drejtpërdrejt që nisi javën e shkuar dhe qe ata do të na zbërthejnë brinjët, si do ta përballojmë ne dhe a e kemi administratën për ta përballuar. Ky proces më ka dhënë krah dhe energji të rinovueshme për të besuar që do ta arrijmë majën e ëndrrës shumëvjeçare brenda dekadës, 2030 si afati final.

Shqipëria mbajti më 15 nëntor Konferencën e Dytë Ndërqeveritare në Luksemburg.

Vendi ynë çeli negociatat për grup kapitullin e parë me BE-në  që përfshin disa fusha thelbësore, si drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik, si dhe reforma e administratës publike.

Hungaria, e cila mban presidencën gjashtëmujore të BE-së, thirri Konferencën Ndërqeveritare, pasi vendet anëtare të bllokut u dakortësuan se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e nevojshme për hapjen e grupkapitullit të parë që ka të bëjë me të drejtat themelore. /vizionplus.tv

Read Entire Article