Drejt Greqisë me mbi 11 mijë euro të padeklaruara, nisin hetimet për 55-vjeçaren

2 hours ago 26

Një 55-vjeçare është proceduar penalisht, pasi po udhëtonte drejt Greqisë përmes Kakavijës me 11800 euro të padeklaruara.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit në çantën e shtetases E. R., u gjetën 11 800 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen E. R., 55 vjeçe, banuese në Greqi.

Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove./vizionplus.tv

Read Entire Article