“Hapja e kapitujve, moment krenarie”, Rama: Besimplotë se Shqipëria anëtarësohet në BE deri në 2030-ën

3 hours ago 24

Procesi screening dhe hapja e negociatave për grupkapitullin e parë ishte një moment krenarie. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë podcastit  “Flasim”, ndërsa ka përsëritur objektivin për anëtarësim në BE në fund të kësaj dekade.

“Për mua ka qenë pikë e lartë krenarie, kur vuaja stresin që do ishte pikë e ulët energjie. Mirë më thoja ja tani u hapën, do filloj radiografia, të gjitha, kompleks analizash. Ata do na zbërthejnë brinjët si do ta përballojmë këtë gjë dhe a e kemi administratën. Ky proces më ka dhënë krah dhe shumë energji të rinovueshme dhe besim që do arrijmë në atë majën e ëndrrës në fund të kësaj dekade në 2030 si afatin final”, tha Rama.

Lexo edhe :

Related Posts

Rama nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe akuzat e opozitës ndaj qeverisë.

“E di shumë mirë se shumica e mjekëve nuk e kushtëzojnë me lekë shërbimin e tyre siç thonë ‘të lënë të vdesësh po nuk u dhe lekët’, shumica dërrmuese e mësuesve patjetër. Mirëpo, kjo është situata, bota ku po jetojmë. Në këtë pikë ke të bësh me njeriun më të korruptuar që mund të ekzistojë, nuk e di çfarë të them, ose duhet të çmendesh, ose duhet ta bësh atë punë, ose vetëm duhet të mbyllësh veshët dhe të shohësh përpara dhe thua ‘ju kam lënë Zotin se nuk di çfarë të them më”, tha shefi i qeverisë.

Këtë të shtunë në podcastin Flasim ishin drejtoresha e agjencisë së prokurorimit publik, Reida Kashta si dhe kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri./vizionplus.tv

Read Entire Article