Ishin në kërkim ndërkombëtar, Policia e Shtetit bashkëpunim me partnerët evropianë, 3 të arrestuar

2 hours ago 25

Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar pas bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me partnerët europianë.

-Në kuadër të operacionit “Triplet” u arrestua nga policia greke, shtetasi Altin Merdani, 45 vjeç, i lindur në Memaliaj. Në vitin 2017, ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Gjirokastrës, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Në vitin 2015, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, transportonte 100 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, me qëllim trafikimin. Nga dënimi total, 45-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 2 vjet e gjysmë burgim.

-Në kuadër të operacionit “Dënimi” , u arrestua nga policia greke, shtetasiElsjabo Dikolli, 31 vjeç. Në vitin 2023, ai u dënua nga Gjykata e Korçës, me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale ” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Nga dënimi total, 31-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 3 vjet e 8 muaj burgim.

-Në kuadër të operacionit “Masa” u arrestua nga policia italiane, shtetasi Nerim Klosi alias Nerim Taci alias Ardit Klosi alias Astrit Klosi, 49 vjeç, i lindur në Mat. Në vitin 2022, Gjykata e Matit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Ai akuzohet se më datë 31.12.2021, ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit në banesë Policia i gjeti armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Greqi dhe në Itali, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve, në Shqipëri./vizionplus.tv

Read Entire Article