Tirana prezanton Bledi Shkëmbin, trajneri i ri frenon për titullin: T’i marrim gjërat me radhë

5 months ago 37

Tirana e nis projektin e sezonit të ri futbollistik nga trajneri i ri Bledi Shkëmbi dhe drejtori sportiv Agim Ibrahimi të cilët u prezantuan nga presidenca bardheblu. Shkëmbi, la kombëtaren e 17-vjeçareve për të marrë Tiranën ndërkohë që më heret ka drejtuar Ballkanin në Kosovë si dhe Teutën dhe Dinamon në superiore. Pavarësisht se Tirana është klubi me i titulluar, korçari u përpoq ta shmangë togfjalëshin titull në qëndrimet e tij të ditës së parë si trajner.

-Do e sjellësh titullin?

Shkëmbi: Nuk mund ta them këtë se gjërat janë me rradhë, duhen lojtarët për të na afruar sa më shumë me titullin. Kam objektiva madhorë se kështu jam unë dhe Tirana. Tirana luan çdo ndeshje për të fituar, kjo është e thjeshtë. Është një moment delikat për Tiranën, por nuk më frikëson, ndodh edhe me klubet e mëdha të Europës. E rëndësishme është të bëjmë goditjet e duhura për të bërë një skuadër të denjë për këtë fanellë. Në këtë moment, kryesorja janë lojtarët. Pastaj duhet vetëm të punojmë”.

Grent Halili përfaqësues i familjes që financon Tiranën, e justifikoi në këtë mënyrë dështimin e madhe të sezonit të fundit.

Halili: Mbi këtë fanellë dhe klub nuk është askush, këtë klub duhet ta përfaqësojnë lojtarë me karakter dhe jo mercenarë. Me këtë stemë duhet të matemi mirë të gjithë, është një logo shumë e rëndë.Klubi dështoi sepse në investimin që u bë prisnim më shumë, por nuk patëm edhe fatin. Faji është i përbashkët. kur fola për mercenarë nuk e kisha për lojtarët dhe stafin që ishte këtë sezon.

Halili shtoi se Tirana i ka likujduar borxhet e trashëguara dhe tani klubi ka vetëm dy çështje sportive, të cilat me tu mbyllur do ta pastrojnë Tiranën në aspektin ligjor.  Bardheblutë duhet të zëvëndësojnë tashmë shumë lojtarë titullarë të cilët kohet e fundit kanë shpallur divorcin me ekipin sikurse Abazaj, Deliu, Lushkja, apo Hoxhallari./vizionplus.tv

Read Entire Article