Tmerr në ajër, “mallkimi” i linjës MAX: Çfarë po ndodh me avionët e rinj të Boeing?

8 months ago 36
Reklamë

Kompania ajrore Alaska Airlines vendosi që të ndërpresë fluturimet për 65 avionët e saj të Boeing Max-9 pas incidentit që ndodhi gjatë ditës së djeshme me njërin prej tyre.

Më herët, gjatë fluturimit, një avion Boeing Max-9 humbi njërën prej dritaren dhe një pjesë të trupit të tij teksa ndodhej mijëra metra mbi tokë dhe me 177 pasagjerë. 

Për fat të mirë asnjëri prej pasagjerëve nuk pësoi dëmtime pavarësisht incidentit të rrezikshëm, megjithatë kjo që ndodhi rikthen shqetësimet e mëdha mbi modelin Max të kompanisë Boeing, të cilët kanë patur probleme edhe më herët.

Kujtojmë këtu dy tragjeditë ajrore të disa viteve më parë me avionët Boeing 737 Max-8 ku humbën jetën më shumë se 300 pasagjerë. Aksidentet e avionëve në fjalë ndodhën për shkak të problemeve në projektim dhe në mënyrën se si funksionin. Kompania pranoi fajin dhe pagoi gjobë dhe dëmshpërblim, ndërkohë që e gjithë linja u detyrua të qendronte në tokë deri në aplikimin e përmirësimeve në avionëve. 

Nisur nga rasti i fundit, kompania Boeing ka deklaruar se po bën verifikimet e nevojshme për të parë nëse problemi është në strukturën e avionit apo për çështje të mungesave në mirëmbajtje. /vizionplus.tv 

Read Entire Article