Tradita e të huajve në Shqipëri vazhdon, vijnë edhe për pushime, edhe për… të kuruar dhëmbët

1 month ago 40
Reklamë

Për pushime dhe për të rregulluar dhëmbët. Shumë të huaj po vijojnë të joshen nga çmimet ende të ulëta dhe cilësia e mirë e shërbimit për të kaluar pushimet dhe të ndërhyjnë në gojë.
Stomatologia Aida Sadiku shprehet për A2 CNN: “Shfrytëzohen në mënyrë sinkrone, turizmi detar dhe pushimet. Është edhe pjesa e çmimeve që i josh të huajt. Italia zë vendin kryesor. Ka pastaj pacientë nga Gjermania dhe Anglia. Mund të them se ka edhe pak nga Greqia”.

Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregojnë se të ardhurat e klinikave dentare kanë shkuar në linjë me zgjerimin e turizmit, që nga 6 miliardë lekë në vitin 2022 arritën në 7,2 miliardë vitin e shkuar: “Bëhet fjalë për një trend në rritje. Kryesisht nga të huajt. Kryesisht italianët janë ata që vijnë në Shqipëri dhe bëjnë trajtime dentare. Kjo konfirmohet jo vetëm nga unë, por edhe kolegë të tjerë në këtë fushë.”

Të dhënat nga Instituti i Statistikave në fakt tregojnë se kanë qenë vetëm 430 të huaj që kanë hyrë në Shqipëri për trajtime shëndetësore deri në qershor në vend. Megjithatë, vetë aktorë nga ky treg në zhvillim, thonë se në fakt shifrat janë shumë herë më të larta, por sektori vuan nga një shkallë e lartë e informalitetit.

“Janë shumë më shumë. Kjo pasi në krahasim me një vit më parë, mund të them se kam 2-fishin e klientelës së huaj”, tregon Sadiku.

Në gjithë vendin janë rreth 3 800 stomatologë të licencuar, që punojnë në rreth 1 500 klinika dentare. Në raport me 5 vite më parë, numri i klinikave është zgjeruar me rreth 20%.

Read Entire Article