Disa shqiptarë janë arrestuar në Angli pasi trafikonin njerëz me anije nga Eurpa për në Britani ilegalisht.
Agjencia Kombëtare e Krimit angleze ka punuar me partnerë të ndryshëm për të shkatërruar grupin e krimit të organizuar me bazë në Shqipëri. Ata janë hetuar nga NCA për një periudhë rreth një viti, ku rezultoi se përdornin anije që vizitonin portet më të vogla rreth bregut të Mbretërisë së Bashkuar më afër Evropës, duke shtuar kontrolle kur mbërrinin.
Sipas dhe mediave të huaja ky nuk është arrestimi i parë i shqiptarëve për trafikim me anije të njerëzve ilegalisht.