Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet belge.
Sipas mediave të huaja, i riu është kapur gjatë transportit të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë.
Ishte ekipi i patrullimit që gjeti një automjet të dyshimtë në Koningin Astridlaan, cili ishte kapur nga rrjeti i kamerave ANPR më herët gjatë ditës.
Ata ndoqën automjetin deri në Brusselsesteenëeg, kur shoferi u identifikua si një person i shpallur më herët në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.
22-vjecari shqiptar, në pamundësi për t’u arratisur, u vu në pranga në Europalaan nga policia belge.
“Gjatë ecjes, nga automjeti u hodh një çantë, e cila u gjet nga policia. Në çanta kishte pako, gjithsej 4 kg kokainë, të cilat u sekuestruan”, tha zëdhënësja e policisë Elke Wauters.
Në automjet janë gjetur dhe sekuestruar dy aparate celularë dhe një sasi e konsiderueshme parash. /vizionplus.tv