Pesë të vdekur dhe tetë të lënduar ështëbilanci pas mbytjes së një anijeje me emigrantë në brigjet e maltës.
Pesë emigrantë u gjetën të vdekur, mes tyre një grua, ndërsa tetë emigrantë të tjerë u lënduan dhe u dërguan në spital.
21 emigrantë të tjerë u shpëtuan dhe u dërguan në një qendër emigrantësh.
Sipas medieve të huaja, emigrantët thuhet se vijnë nga Siria, Eritrea, Etiopia dhe Egjipti.
Zëvendëskomandanti i Forcave të Armatosura të Maltës, kolonel Edric Zahra, u tha gazetarëve se incidenti ndodhi mesditën e së premtes kur varka e emigrantëve tetë metra e gjatë u përmbys./vizionplus.tv