Tragjike në Greqi, shqiptari gjendet i vdekur brenda kanalit vaditës

5 months ago 15

Një 35-vjeçar nga Shqipëria është gjetur i vdekur në një kanal vaditës në Koulouta, Imathia.

Zjarrfikësit kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës mesditën e së mërkurës, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia.

Vendi ku u gjet i ndjeri është në një zonë rurale midis fshatrave Diavatos dhe Kouloura të Imathia.

Operacionin e rikuperimit e kanë tentuar 15 zjarrfikës me katër automjete duke përfshirë edhe ekipin e zhytësve të EMAK-së së 2-të me një varkë shpëtimi.

Policia e Verisë po kryen hetimet paraprake për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja tragjike. /vizionplus.tv

Read Entire Article