Tre aksidente ndodhën mëngjesin e kësaj të marte, për shkak të motit të keq me shi, duke lënë pas një viktimë dhe tre të lënduar.
Rreth orës 9 të mëngjesit në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”, në Kukës, një 46 vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Lexo edhe :
Related Posts
Për shkak të dëmtimeve të rënda ai humbi jetën në vend, ndërsa mbeti e lënduar vajza e tij e mitur.
Ndërsa aksidenti i dytë ndodhi në rrugën e Arbrit, në fshatin Shkallë të Xibrit.
Dy të rinj 22 vjeçar nga Bulqiza që ndodheshin në automjetin i cili lëvizte në drejtim të Tiranës, mbetën të lënduar, pasi makina e tyre përfundoi në humnerë.
Ndërkohë banorët ndjehen të rrezikuar në këtë aks rrugor për shkak se mungojnë hapësirat e sigurta për këmbësorët.
Aksidenti i tretë ndodhi në unazën e qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”.
Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe si shkak i mundshëm i aksidentit mendohet të jetë lagështia në rrugë.
Dy persona mbetën të lënduar./vizionplus.tv