Tubim në mbështetje të tij, ish-presidenti brazilian mohon akuzat për grusht shteti

8 months ago 21

Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro udhëhoqi të dielën një tubim në Sao Paulo, ku ishin mbledhur mbështetësit e tij, teksa mohoi akuzat se ka komplotuar një grusht shteti për të qëndruar në pushtet.

Mijëra ndjekës të Bolsonaro-s të veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar të Brazilit u bënë bashkë në Paulista Avenue.

Populisti i ekstremit të djathtë e thirri protestën javën e kaluar në platformën “X”, në “mbrojtje të sundimit demokratik të ligjit”.

Bolsonaro po përballet me një hetim të Policisë Federale të Brazilit për një komplot të supozuar për grusht shteti pasi humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2022. Hetimin, Bolsonaro e quajti persekutim, gjatë tubimit.

Disa ish-ministra dhe ndihmës që shërbyen në qeverinë e Bolsonaros po hetohen gjithashtu, sipas CNN Brasil.

Pasi Bolsonaro humbi zgjedhjet me një diferencë të ngushtë ndaj presidentit të majtë Luiz Inácio Lula da Silva, mbështetësit e tij u rebeluan dhe hynë në ndërtesat qeveritare në Brasilia më 8 janar 2023. Megjithatë, Bolsonaro mohon të ketë nxitur sulmet e dhunshme në kryeqytet.

Top Channel

Read Entire Article