Policia e Shtetit ka njoftuar masat e ndërmarra për ruajtjen e rendit gjatë gjatë zhvillimit të tubimit të nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”. Tubimi pritet të mbahet ditën e nesërme, 05 korrik 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.
Policia e Shtetit njofton se prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Në këto kushte drejtuesit e mjeteve udhëzohen që të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
“Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime”, theksohet në njoftimin e policisë.