Turizmi, Rama e cilëson absurd pengimin e punimeve në portin e Limionit

5 months ago 23

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në promovimin e kalendarit turistik veror “TEA”. Duke u ndalur te zhvillimet e fundit në infrastrukturë, kreu i qeverisë u ndal edhe te investimet në portet e vendit, të cilat i konsideroi një pikë të rëndësishme të zhvillimit të turizmit. Ndërsa vendimin e SPAK-ut për të bllokuar investimin privat në Portin e Limionit në Sarandë e ka konsideruar absurd.

Rama: Dua të shtoj edhe portet sepse jemi një vend që trashëguam një situatë prej vrime të zezë në Mesdhe dhe një vend që praktikisht nuk figuronte fare në hartën e lundrimit turistik të Mesdheut. Siç e dini ka filluar puna për portin turistik të Durrësit, të Vlorës. Jemi në pritje të përfundimit të një absurdi lidhur me Limionin e Sarandës, një absurd i natyrës le të themi juridike, por në fakt s’është i tillë, është shumë pranë letërsisë surrealiste sesa letërsisë juridike. Jemi shumë optimistë që me hapjen e këtij komponenti të sektorit që janë portet turistike kuadri do të jetë jo vetëm tërësisht i plotësuar, por njëkohësisht do të kemi një rritje shumë te ndjeshme jo thjesht të numrit të vizitorëve, por të të ardhurave nga këta vizitorë. Rritja e përmuajshme e numrit të kontratave të hoteleve me 5 yje është shumë domethënëse. Deri para disa vitesh 5 yjet nuk i afroheshin fare idesë se mund të vinin në Shqipëri. Qershia mbi tortë është Tirana e cila deri para disa vitesh ishte një kryeqytet që zbrazej në verë, ndërkohë që sot Tirana rritet në numër gjatë sezonit të verës për shkak të numrit të turistëve./vizionplus.tv 

Lexo edhe :

Related Posts

Read Entire Article