Turqit detin, grekët ajrin: Gabimi fatal i Ankarasë, si po shkon rivalitet për jetë a vdekje në Mesdhe

1 week ago 39
Reklamë

Marrja në dorëzim nga e nëndetëses T-214 nga Flota Turke disa ditë më parë nxiti shqetësime në Greqi sa i përket ruajtjes së balancës ushtarake mes dy rivalëve të mëdhenj në Mesdhe, Turqisë dhe Greqisë.

Grekët zotërojnë prej vitesh këtë nëndetëse, e cila është versioni për eksport i gjermanëve për këtë kategori nëndetësesh, megjithatë pasiguria është rritur për shkak të investimevetë mëdha turke në drejtim të prodhimit të anijeve ushtarake.

Marina greke nuk është e shqetësuar për nëndetëset në fjalë pasi tani zotëron katër prej tyre, ndërkohë që turqit kanë vetëm një, megjithatë problemi nis në sipërfaqen e detit ku grekët kanë fregata të vjetëruara, kurse turqit kanë prodhuar tashmë anijet e tyre.

Aktualisht, turqit kanë 17 fregata, kurse grekët 12 të tilla dhe janë në pritje të përmbushjes së kontratës me Francën për marrjen e katër fregatave “Belhara” dhe 2 të tjera “Lafayette”, të cilat mund të balancojnë disi turqit sa i përket flotës detare, shkruan vizionplus.tv.

Situata është krejtësisht në favor të grekëve në ajër. Ndërkohë që turqit janë përjashtuar nga projekti i avionëve F-35 për shkak të blerjes së sistemeve S-400 nga Rusia, grekët kanë mbyllur marrëveshjen për blerjen e avionëve francezë “Rafale”, të cilët janë të gjeneratës 4.5 dhe sfidojnë tërësisht në ajër avionët F-16 dhe F-4 Phantom që ka Turqia.

Turqit kanë kërkuar rikthimin në projektin F-35 duke premtuar magazinimin e sistemeve S-400, por vendimi për rikthimin duhet të merret nga Senati Amerikan dhe kjo kërkon kohë dhe mjaft lobim. Madje, edhe nëse Turqia rikthehet në këtë projekt, duhet të presë gjatë për marrjen e avionëve pasi ka shumë porosi nga shtete të tjera para.

Gjithashtu, grekët kanë bërë përmirësime të ndjeshme në avionët F-16 të tyre duke i modernizuar deri në nivelin “Viper”, kurse turqit tani po përpiqen të arrijnë një marrëveshje me amerikanët për modernizimin e avionëve të tyre F-16.

Turqit nga ana tjetër kanë investuar ndjeshëm në dronë duke numëruar tani 220 dronë të armatosur deri tani, ndërkohë që grekët kanë vetëm 37 dronë, me teknologji të vjetëruar.

Ushtria turke ka investuar ne drejtim të raketave të drejtuara, për përdorim në det dhe në tokë. Testet për raketën “Atmaca” dhe “KaraAtmaca” po vijojnë me sukses dhe grekët janë seriozisht të shqetësuar në këtë drejtim.

Sa i përket forcave tokësore, Turqit dhe grekët mbështeten te tanket gjermane “Leopard1” dhe “Leopard2”, ndërkohë që janë të pakrahasueshëm sa i përket numrit të ushtarëve.

Problemet e ushtrisë turke aktualisht lidhen me politizimin e saj, angazhimin në ftonte të tjera siç është Siria, dhe largimin e madh të mijëra drejtuesve gjatë viteve të fundit, sidomos pas 15 Korrikut. /vizionplus.tv

Read Entire Article