U arratis nga burgu që prej vitit 2011, arrestohet shqiptari në Greqi

4 months ago 20
Reklamë

Policia greke ka arrestuar një 45 vjeçar shqiptar, i cili ishte në kërkim që prej vitit 2011 pasi ishte arratisur nga burgu i Malandrinos.

Mediat greke raportojnë se 45-vjeçari u arrestua pas një operacioni të kryer nga Departamenti i Kërkimeve në Drejtorinë e Sigurisë Atikë, pas një hetimi dhe vlerësimi të informacionit.
Shqiptari mbante dokumente me të dhëna identifikimi të ndryshme por gjurmët e gishtave konfirmuan se ai është i kërkuari.

Ndaj 45-vjeçarit rëndojnë dy dënime në pritje me 14 vite burg dhe tre urdhër-arreste për pjesëmarrje në një organizatë kriminale me bashkatdhetarë të tij, të cilët kryenin grabitje, vjedhje të rënda në zona të ndryshme të Atikës dhe në një rast tentativë vrasje në kuadër të një grabitjeje./vizionplus.tv/ 

Read Entire Article