U dhunua disa ditë më parë, ndërron jetë i moshuari në Fier, arrestohet autori

3 hours ago 20

Ka ndërruar jetë 80-vjeçari që disa ditë më poarë u dhunua bashkë me bashkëshorten e tij në Povelcë të Fierit. Ndërkohë, ka rënë në pranga autori i ngjarjes.

80-vjeçari si pasojë e dhunës ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Fierit, por ka ndërruar jetë sot.

Lexo edhe :

Related Posts

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan  autorin shtetasin I. N., 47 vjeç, banues në fshatin Povelçë, Fier.

Kjo ngjarje ka ndodhur ne fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit viktimes N.R,

Shtetasi I.N autori për motive të dobëta ka goditur me grushta në pjesën e kokës, shtetasin N.R, 80 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A.R, 77 vjeçe.

Si pasojë e dhunës shtetasi N.R, ndodhej i shtruar dhe intubuar në spitalin rajonal Fier në gjendje të rëndë, edhe pse ishte në kujdesin e mjekëve ka gjetur vdekjen Ndërsa shtetasja A.R bashkshortja e tij pasi ka marrë mjekim në spital është larguar drejt banesës së saj.

Për këtë ngjarje materialet procedurale i janë referuar Prokurorise  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale ‘‘Plagosje e rëndë me dashje’’.ku per autorin eshte dhene dhe masa e sigurise burg pa afat. /vizionplus.tv

Read Entire Article