Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën kryeplaku i fshatit Gjyshaj.
Nga hetimet rezulton se ai ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.
“Në datën 30.08.2024, rreth orës 22:00, në fshatin Gjyshaj, Lushnjë, është gjetur nga familjarët dhe kryeplaku i fshatit, pa shenja jete, shtetasi G. Gj., rreth 45 vjeç. Nga hetimet paraprake, ky shtetas dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja”, njofton policia. /vizionplus.tv