Një 28-vjeçar shqiptar dhe një 41-vjeçar ukrainas kanë rënë në prangat e policisë italiane.
Sipas mediave të huaja, të arrestuarit ju gjetën në posedim doza të ndryshme kokaine gati për shitje, në qendër të Palazzolo-s.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, u arrestua dhe bashkëpunëtori i tij, 41-vjeçarin ukrainas, i cili u kap teksa po paketonte lëndën narkotike, duke i gjetur gjithsej 430 gramë kokainë, një sasi e konsiderueshme që synonte të plotësonte kërkesat e klientët e shumtë në zonë.
Vlera e kokainës, sipas përllogaritjes, arrin në mbi 34.000 euro.
Dy shtetasit u dërguan në burg, në pritje të seancës për vërtetimin e arrestit./vizionplus.tv