Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, Mirjan Hasaj.
Pesë të rinjtë u arrestuan pak ditë më parë në kuadër të operacionit “Repishti” pasi akuzohen për trafik armësh.
Lexo edhe :
Related Posts
Trafiqet e Tiranës kishin marrë informacion për grupin kriminal që do të vinte nga Shkodra për të shitur armët në Tiranë.
Menjëherë pas kësaj organizuan operacionin për kapjen e tyre në kushtet e flagrancës.
5 personat e arrestuar po lëviznin me dy mjete. Në të parin ishin dy person që kishin rol kqyrjen e rrugës dhe lëvizjeve të patrullave të policisë.
Konkretisht Denisa Halilaj dhe Denos Hasaj udhëtonin me një makinë tip “Golf” dhe bënin kqyrjen e rrugës.,
Ndërsa në “BMW” ku u gjetën 9 armë ndodheshin Mirjan Hasaj, Redi Nika dhe Sabian Hasa.
Armët vinin nga zona veriore të Shkodrës dhe ishin destinuar të shiteshin te grupet kriminale me bazë në Tiranë. /vizionplus.tv