U kapën me 155 doza kokainë dhe 14 mijë euro, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë në Itali

5 months ago 17

Policia italiane ka vënë në pranga dy të rinj shqiptarë të dyshuar si narkotrafikantë. Sipas asaj që raportojnë mediat dy të rinjtë shisnin lëndë narkotike në zonën e Vareses dhe në provincat e saj.

Pas raportimeve të mbërritura në komisariat, policët kanë kryer kontrolln në makinën e njërit prej të dyshuarve ku kanë gjetur dy doza kokainë gati për shitje.

Vetëm pak minuta më vonë policët kanë pikasur dhe të riun e dytë që ishte duke dalë nga banesa.

Gjatë kontrollit të banesës u sekuestruan 155 doza kokainë gati për t’u shitur, si dhe një shumë parash prej rreth 14 mijë eurosh, me sa duket të ardhura nga trafiku i drogës.

Për këtë arsye efektivët, përveç sekuestrimit të lëndës narkotike dhe parave si produkte të mundshme të veprimtarisë së paligjshme, kanë arrestuar të dy shqiptarët për veprën penale të posedimit me qëllim trafikimin e kokainës.

Read Entire Article