U kapën me mbi 8 kg drogë, arrestohen dy persona në Itali, mes tyre njëri shqiptar

4 months ago 6

Policia italiane ka zhvilluar një operacion të rëndësishëm antidrogë ditën e sotme në rrugën shtetërore 38 në Val Venosta, në zonën komunale të Silandros.

Gjatë një kontrolli rutinë, u sekuestruan rreth 8.5 kilogramë kokainë të fshehur në bordin e një makine që vinte nga Gjermania.

Në automjet ishin dy burra, një italian dhe një shqiptar. Kontrolli i mjetit u krye me ndihmën e qenve anti-drogë, të cilët identifikuan menjëherë tetë pako kokaine të fshehura në një ndarje të fshehtë në bagazh

Përveç drogës është sekuestruar edhe mjeti. Dy personat u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Bolzanos.

Read Entire Article