Sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Cameron, gjatë vizitës së tij në Shqipëri anuloi në minutën e fundit takimin me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për shkak të zhvillimeve të brendshme politike në Britani, ku u desh të kthehej me urgjencë.
Por ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Begaj. Ka qenë zyra e shtypit e sekretarit e cila ka dhënë detaje mbi këtë bisedë, ku në fokus ka qenë roli i Shqipërisë në NATO dhe mbështetja që dy vendet po i japin Ukrainës.
The Foreign Secretary had a call with Albanian President @BajramBegajAL today following his visit to Tirana.
They discussed Albania’s important role as a close NATO ally and reaffirmed our steadfast support for Ukraine and confronting regional challenges.
— Foreign, Commonwealth & Development Office (@FCDOGovUK) May 22, 2024
Postimi i plotë:
Sekretari i Jashtëm pati një telefonatë me presidentin shqiptar @BajramBegajAL sot pas vizitës së tij në Tiranë.
Ata diskutuan rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si një aleate e ngushtë e NATO-s dhe riafirmuan mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën dhe përballjen me sfidat rajonale.