Katër këmbësorë u përplasën ditën e sotme nga një mjet tip “Benz”, që drejtohej nga 28-vjeçari me iniciale Y. Zh.
Në pamjet e sigurauara nga Top Channel shihet mjeti që qëndron në mes të rrugës i shkatërruar.
I riu është vënë në pranga pasi aksidentoi këmbësorët dhe u largua nga vendngjarja. Aksidenti ndodhi në Burrel, në vendin e quajtur “ish grumbullimi”.
Gjithashtu u bë shoqërimi në Komisariat i shtetasit A.B., i cili me automjetin e tij, ndihmoi të largonte nga vendi i aksidentit shtetasin Y.Xh.
“Shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe shërbimet e Policisë Rrëshen, u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes, kapja dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasit Y.Xh., 28 vjeç, banues në Mat”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel