Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Korçë në lagjen 10 të këtij qyteti.
Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, duke i vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni.
Burime nga Spitali Rajonal i Korçës bëjnë të ditur se si pasojë kjo shtetase ka marrë djegie dhe dëmtime të shumta trupore. Sipas të njëjtit burim 49-vjeçarja është dërguar me urgjencë drejt qendrës spitalore “Nënë Tereza” për shërbim më të specializuar.
Fillimisht, u raportua se në banesën ku jetonte gruaja shpërtheu bombula e gazit, por pas hetimeve, policia arriti të zbardhë ngjarjen.
Sipas policisë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
“Sot më datë 04.07.2024 rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni. Si pasojë kjo shtetase ka marrë djegie dhe dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim, në spital”, njofton policia./vizionplus.tv