Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar foton e Enver Ballës, 62-vjeçarit i cili u gjet i vrarë ditën e sotme në Shënavlash të Durrësit.
Dyshohet se autor i ngjarjes së rëndë është djali i viktimës, Esmerald Balla, i cili ka vrarë të atin me armë gjahu.
Lexo edhe :
Related Posts
Më pas ai ka hedhur trupin e 62-vjeçarit në një pus në tokën e familjes dhe ka shkuar në polici ku ka denoncuar zhdukjen e tij.
Çfarë dodhi në Shënavlash
Enver Balla, 62 vjeç, i denoncuar i zhdukur më 13 gusht 2024 është gjetur i pajetë në një pus në tokën e familjes në Shënavlash të Durrësit. Dyshohet se Balla është vrarë nga djali i tij, Esmerald Balla, i cili më pas e ka hedhur trupin në pus dhe ka shkuar në polici ku ka denoncuar zhdukjen e të atit.
“Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi Esmerald Balla, banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi Enver Balla, 62 vjeç. Vijon puna për gjetjen e 62-vjeçarit”, njoftoi policia më herët.
Vrasja dyshohet se ka ndodhur rreth 20 ditë më parë dhe është zbuluar ditën e sotme nga Sektori i Krimeve të Rënda.
Policia e Durrësit ka pasur dyshime që në fillim për krim brenda familjes.
Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit të dyshuar, Esmerald Balla dhe më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë.
Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash./vizionplus.tv