Ukraina nënshkruan marrëveshje sigurie 10-vjeçare me Danimarkën

8 months ago 7

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen nënshkruan sot një marrëveshje dypalëshe të sigurisë, tha një këshilltar presidencial në një postim në Facebook.

Kështu, Danimarka, pas Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe Francës, nënshkroi një marrëveshje sigurie 10-vjeçare me Ukrainën.

Сьогодні ми з Прем’єр-міністеркою Метте Фредеріксен підписали Угоду про співробітництво у сфері безпеки та довгострокову підтримку між Данією та Україною.

Сильний документ, який підтверджує непохитну підтримку Данією нашого народу. Зокрема, на суму щонайменше 1,8 млрд євро в… pic.twitter.com/pserHnDwrg

— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 23, 2024

Kievi i sheh marrëveshjet si angazhime të partnerëve përpara se të arrijë qëllimin e tij për t’u bërë anëtare e NATO-s.

Frederiksen u takua me Zelenskyn në Lviv, Ukrainën perëndimore sot, një ditë para përvjetorit të dytë të pushtimit rus të vendit.

Danimarka, një anëtare e NATO-s dhe BE-së, është një mbështetëse e vendosur e Ukrainës dhe është ndër donatorët më të mëdhenj të ndihmës ushtarake për vendin, në raport me madhësinë e saj./vizionplus.tv

Read Entire Article