Ukraina pretendon se ka fundosur dy anije luftarake ruse në Sevastopol

4 months ago 24
Reklamë

Pas një sulmi ukrainas në gjirin e Sevastopolit të aneksuar nga Rusia, natën e 19 majit, mina-hedhësja “Kovrovets” dhe anija e vogël raketore “Cyclone ” mund të jenë dëmtuar rëndë ose mbytur.

Këtë njoftim e ka bërë sot kreu i qendrës së shtypit të forcave të mbrojtjes ukrainase, Dmitry Pletenchuk, duke theksuar se ky informacion është duke u kontrolluar.

“Paraprakisht bëhet fjalë për mundësinë që të jenë goditur dy anije. Por ne jemi ende në pritje të rezultateve”, theksoi Pletenchuk.

Dje, të dielën, shtabi i përgjithshëm i Ukrainës njoftoi shkatërrimin e minahedhësit “Kovrovets” në Sevastopol.

Pala ruse nuk e komentoi njoftimin për shkatërrimin e minahedhësit.

Kanali ukrainas “Krimski Veter” në Telegram theksoi se ” Kovrovets” është dëmtuar rëndë gjatë granatimeve të natës në skelën ku, sipas fotove, ishte ankoruar. Të nesërmen anija nuk ishte në vend.

Kanali Astra në Telegram pretendon duke cituar burime se në skelë kanë rënë tre raketa ATACMS, ndërsa raketambajtësja “Cyclone” është fundosur./vizionplus.tv

Read Entire Article