Forcat ukrainase pretenduan se kanë goditur një sistem raketor rus S-300 brenda territorit rus duke përdorur armë të blera nga Perëndimi.
“Ajo digjet… Është një S-300 rus. Në tokën ruse. Në ditët e para pas lejes për të përdorur armë perëndimore në territorin e armikut,” postoi në Facebook zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk ndërsa ndau një foto që supozohej se tregonte sulmin, sipas CNN.
Zhvillimi vjen disa ditë pasi Presidenti i SHBA Joe Biden i dha Ukrainës lejen për të kryer sulme të kufizuara duke përdorur armë amerikane në territorin rus rreth Kharkiv.
Disa shtete perëndimore kanë kërkuar gjithashtu të hiqet kufizimi për përdorimin e armëve perëndimore.
Është e paqartë nëse armët e përdorura në sulmin e përshkruar nga Vereschuk janë furnizuar nga SHBA.
Cilat vende i kanë dhënë “dritën jeshile” Ukrainës për të sulmuar tokat ruse?
Pas Shteteve të Bashkuara, Gjermania u bë vendi i dytë që lejoi Ukrainën të përdorë armë gjermane kundër objektivave ruse.
“Ne jemi bashkërisht të bindur se Ukraina ka, sipas ligjit ndërkombëtar, të drejtën për t’u mbrojtur kundër këtyre sulmeve.”
Ndër vendet që kanë dhënë “dritën jeshile” për përdorimin e armëve në territorin rus është edhe qeveria e Holandës, duke i thënë se do të mund të përdorë gjuajtësit amerikanë F-16 që do t’i dorëzohen.
Kështu deklaroi ministrja holandeze e Mbrojtjes Kaisha Holngren në një intervistë për Politico gjatë konferencës së Dialogut Shangri-La në Singapor./vizionplus.tv