Ukraina sulm ndaj Rusisë, një i vdekur, Moska: Kapëm 144 dronë

1 week ago 21
Reklamë

Një grua 46-vjeçare u vra nga një sulm ukrainas mbrëmë në rajonin e Moskës , njoftoi guvernatori i rajonit, duke sqaruar se vdekja e një fëmije, të cilën ai e kishte njoftuar më herët, “nuk është konfirmuar”.

“U vra një grua 46-vjeçare. Më herët u raportua se një fëmijë 9-vjeçar u vra, por ky informacion nuk konfirmohet”, tha guvernatori i rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov, i cili foli edhe për një civil të plagosur.

Aeroportet Domodedovo, Zhukovsky dhe Vnukovo të Moskës po funksionojnë përsëri normalisht pasi pezulluan fluturimet sot pas sulmeve me dronë ukrainas, njoftoi përmes Telegram agjencia ruse e aviacionit civil Rosaviatsia.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se gjatë natës së kaluar mbrojtja kundërajrore ruse ka rrëzuar gjithsej 144 dronë ukrainas, 20 prej të cilëve mbi rajonin e Moskës. Sipas agjencisë së lajmeve RIA Novosti, nga ky sulm janë krijuar probleme edhe në aeroportin ndërkombëtar të Kazanit, në perëndim të Moskës.

Read Entire Article