“Ukraina të godasë objektivat ruse”, Scholz e Macron: Kievi duhet të lejohet të mbrojë veten

3 months ago 19
Reklamë

Në mbyllje te vizitës së presidentit Macron ne Gjermani liderët e dy vendeve europiane kanë deklaruar  se Ukraina duhet  të godasë bazat ushtarake  të Rusisë  nga nisin sulmet ndaj Ukrainës. Por sipas shefit
të Elizes Emmanuel Macron  Kievi nuk duhet të lejohet të godas objektiva të tjera.

“Ne e mbështesim Ukrainën dhe nuk duam përshkallëzim. Kjo nuk ka ndryshuar. Ne mendojmë se duhet t’i lejojmë ata që t’i neutralizojnë zonat ushtarake nga të cilat po nisen raketat; zonat ushtarake prej të cilave po sulmohet Ukraina. Por ne nuk duhet t’i lejojmë ata t’i godasin zonat e tjera në Rusi, as zonat e tjera ushtarake e civile në Rusi”, tha Macron.

Nga ana tjetër Scholz tha se është dakord me Macronin dhe se Ukrainës i lejohet ta mbrojë veten përderisa i respekton kushtet e vendeve nga të cilat furnizohet me armë

“Ukraina e ka çdo mundësi me ligj ndërkombëtar për atë që po bën. Kjo duhet të theksohet. Mu duket e çuditshme kur disa njerëz argumentojnë se ajo nuk duhet të lejohet ta mbrojë veten dhe të ndërmarrë veprime të përshtatshme për këtë”, u shpreh Scholz.

I menjëhershëm ka qenë reagimi zyrtar i Moskës. Qeveria ruse paralajmëroi se përdorimi i raketave perëndimore ne territorin rus do të sjellë pasoja të rënda. Ndërsa presidenti rus është shprehur se nëse ushtarët polakë hyjnë në Ukrainë ata nuk do të kthehen në shtëpitë e tyre.

Më herët  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë ka deklaruar se vendet anëtare të aleancës duhet ta lejojnë Ukrainën të sulmojë thellë brenda Rusisë me armë perëndimore. Por ky qëndrim nuk është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. /vizionplus.tv

Read Entire Article