Per kete vit shkollor në qarkun e Korçës, janë regjistruar 1800 nxënës më pak në sistemin parauniversitar, krahasuar me vitin e kaluar. Për shkak të uljes së numrit të tyre parashikohet mbyllja e gjashtë shkollave. Këto të dhëna u bënë të ditura nga drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Vinjola Rrota, e cila theksoi se edhe numri i nxënësve që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës është në rënie.
“Në rang qarku kemi gjashtë shkolla të mbyllura, nga të cilat katër janë në ZVA e Maliqit, një është në zva e Devollit dhe një në zva e Kolonjës. Mbyllja e këtyre shkollave ka ardhur si rezultat I rënies së numrit të nxënësve dhe nga qëndërzimi I shkollave. Këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar kemi një rënie të numrit të nxënësve, diku rreth 1800 nxënës në rang qarku.”
Rënia e numrit të nxënësve ka bere 80 mësuesve në qarkun e Korçës te kalojne si mesues ndihmes.
“Me ndryshimin e udhëzimit, këtë vit mësuesit të cilët dalin pa ngarkesë, për shkak të rënies së numrit të nxënësve, do të mbahen në sistem duke I marrë si mësues ndihmës për fëmijët me aftësi ndryshe. Fëmijëve me aftësi ndryshe ju ofrohen mësues të arsimit special. Në pamundësi pë të patur mësues për të gjithë këta nxënës, ne këtë vit do të mbajmë mësues të cilët na dalin pa ngarkesë, duke parë eksperiencën e tyre, karrierën disavjecare në arsim. Askush nuk do të largohet nga puna, duke mos prishur kontratat.”
Në nivel qarku, janë rreth 21,000 nxënës që do të fillojnë vitin e ri shkollor, ndërsa një vit më pare ky numër ishte afërsisht 23,000./vizionplus.tv