Uragani “Beryl” godet Teksasin, dy persona humbin jetën

4 months ago 34

Dy persona kanë humbur jetën pasi uragani Beryl goditi juglindjen e Teksasit, duke prerë energjinë elektrike për më shumë se 2 milionë banorë.

Moti ka sjellë shi të dendur dhe erëra të forta. Kur Beryl ka goditur për herë të parë Teksasin të dielën në mëngjes, ai u parashikua si uragan i kategorisë së parë, por se që atëherë është reduktuar tashmë si një stuhi tropikale.

Beryl slams the Texas coast with 80-100mph winds pic.twitter.com/lzPDjwfI6G

— Dallas Texas TV (@DallasTexasTV) July 8, 2024


Zyrtarët amerikanë kanë thënë se do të ketë në zonë erëra shkatërruese, deri në 38 cm shi dhe stuhi kërcënuese për jetën. Gati 1000 fluturime në aeroportin e Houston janë anuluar, shkruajnë mediat botërore.

Zyra e guvernatorit iu ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme banorëve, që të mos neglizhojnë stuhitë, që shkaktoi vdekjen e së paku 10 njerëzve disa ditë më parë.

Read Entire Article