Ushtarët maskohen si gra e mjeke, izraelitët operacion të fshehtë në një spital në Bregun Perëndimor

7 months ago 31
Reklamë

Forcat e ushtrisë izraelite të maskuar si gra palestineze dhe mjekë kanë kryer një operacion të fshehtë brenda një spitali në Bregun perëndimor.

Pamjet e nxjerra nga kamerat e sigurisë tregojnë komandot izraelitë të maskuar teksa lëvizin brenda ambienteve të spitalit.

Sipas ushtrisë izraelite nga operacioni mbetën të vdekur tre persona, një komandat i rangut të lartë të Hamasit, një anëtar i Xhihadit islamik dhe një anëtar i një tjetër grupi të armatosur me bazë në Xhenin.

Ministria palestineze dënoi agresionin, ndërsa iu bëri thirrje ndërkombëtarëve t’i bëjnë presion izraelit për të shmangur sulme të tilla.

Por ushtria izraelite tha se militantët po përdornin spitalin si strehë.

Që nga 7 tetori, dhuna në Bregun Perëndimor është rritur pasi Izraeli ka goditur militantët e dyshuar, duke vrarë më shumë se 380 palestinezë e duke arrestuar rreth 3000 të tjerë. /vizionplus.tv

Read Entire Article