Lufta midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2024, sipas zëdhënësit ushtarak izraelit. Ai theksoi në një konferencë për mediat se këtë vit pritet realizimi i misioneve në Gaza.
“Ushtria duhet të bëjë planifikim paraprak sepse do të na kërkohen misione dhe beteja shtesë gjatë gjithë këtij viti”, tha Daniel Hagari.
Lexo edhe :
Related Posts
Ai theksoi se dhjetëra mijëra rezervistë izraelitë do të nevojiten për të vazhduar luftimet dhe se disa prej tyre do të duhet të përgatiten për misionet e paracaktuara në objektivat e Izraelit.
“Disa nga rezervistët do të kthehen në familjet dhe punët e tyre që në fillim të kësaj jave,” tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite.“Ky do të jetë një lehtësim i rëndësishëm për ekonominë dhe do t’i lejojë ata të rifitojnë forcën përpara aktiviteteve vitin e ardhshëm”, shtoi ai.
Ushtria izraelite planifikon të vendosë forcat e saj në muajt e ardhshëm, duke theksuar se lufta do të vijojë përgjatë vitit 2024./vizionplus.tv/