Pas shumë “vuajtjesh” tek shtëpia e fakirit, Albano Bogdo po shijon që prej mbrëmjes së djeshme privilegjet si kryefermer.
Ai do të shijojë këto ditë në shtëpinë e “Njishit” dhe ashtu siç e do tradita, do të duhet të zgjidhte një shoqërues.
Zgjedhja e Albanos ishte Baby G, por kjo gjë ka mërzitur Xhesika Polon, e cila për shkak të shoqërisë që ka krijuar me aktorin, priste që të ishte zgjedhja e tij.
Por Albano, i ka shpjeguar Xhesit, se aryseja e zgjedhjes së Baby G ishte një premtim mes dyshes, se nëse do zgjidhej njëri prej tyre kryefermer do merrte tjetrin tek shtëpia e “Njisihit”.
Arsyeja e këtij premtimi është mungesa e gjumit, që aktori ka pasur këto kohë.
Pjesë nga diskutimi:
Xhesika: Bespremi, trajtoje si fëmijën tënd 60 ditë dhe shkon merr të tjerët tek “Njishi”
Dijonisi: Kështu është, po na morën do i marrim
Xhesika: Ajo (Ditea) të ka marrë e parë, pse nuk e more?
Albano: Sepse i kisha premtuar Baby G
Xhesika: I premtove? Pse keni filluar me premtime?
Albano: Unë kisha nevoj për gjum dhe i thash që të më merrte. Pastaj i thash që po u zgjodha unë do të marr…
Xhesika: Uuuu qënka më e shëmtuar. Thash se e bëre nga dëshira, jo nga premtimi
Albano: Njeri për një llaf jeton
Xhesika: Jo, njeriu nuk jeton për një llaf as për premtime, as për hipokrizi
Albano: Unë i thash që po u zgjodhe ti kryefermere më merr se nuk po më zë gjumi, kam marrë edhe ilaçe për gjumin dhe prapë nuk po më zë. Më tha në rregull dhe siç të premtoj që po u zgjodha unë do të marr ty
Xhesika: Që nga muhabeti dhe konsiderata që ke nuk kishe fare pse të vendosje prapashtesa premtimesh
Albano: Ta thash 8 herë deri më tani që kisha nevojë të flija se nuk po më zinte gjumi
Xhesika: Unë kam drejt të sillem si të dua me shokun tim Dijonis
Dijonisi: Po ti ke hall pse zgjodhi Baby G dhe jo ty./vizionplus.tv