Vala e të nxehtit vijon të përfshijë vendin tonë, teksa temperaturat vijojnë të jenë të larta.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore të jugut dhe lindje të territorit në orët e mesditës dhe pasdites. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 24 / 33 °C
në vendet e ulëta: 23 / 37 °C
në vendet malore: 17 / 32 °C./vizionplus.tv