Vatikani prezanton ‘rregullat’ e ceremonisë: Bekimi i çifteve të të njëjtit seks nuk do të thotë miratim i tyre

8 months ago 28
Reklamë

Vendimi i Vatikanit për të lejuar priftërinjtë të bekojnë priftërinjtë të bekojnë çiftet e të njëjtit seks shkaktoi mjaft polemika dhe u interpretuar gjerësisht si një hap i rëndësishëm në pranimin e çifteve homoseksuale. Vatikani ka reaguar sërish lidhur me këtë çështje duke saktësuar se ky vendim nuk është një miratim i homoseksualitetit, por as blasfemi .

Sqarimet vijnë pas reagimeve negative të disa peshkopëve katolikë.

Në dhjetor, Papa Françesku miratoi një vendim që lejon priftërinjtë të bekojnë çiftet e pamartuara dhe të të njëjtit seks, për sa kohë bekimi bëhej pa asnjë lloj rituali dhe nuk të jepte përshtypjen se kisha e miraton lidhjen.

Vendimi u përshëndet nga katolikët LGBTI, por shkaktoi konfuzion midis peshkopëve në disa vende, veçanërisht në Afrikë, ku disa peshkopë thanë se nuk do ta zbatonin atë.

Të enjten, Vatikani sqaroi se bekimi i çifteve të të njëjtit seks nuk justifikon të gjitha veprimet e tyre dhe nuk përbën miratim të jetës që ata bëjnë.

Vatikani sqaroi më tej se bekimet duhet të jenë shumë të shkurtra, 10-15 sekonda dhe nuk duhet të justifikojnë asgjë që nuk është moralisht e pranueshme.

Për më tepër, Vatikani përsëriti se kur një çift i të njëjtit seks kërkon një bekim, ai nuk duhet të jepet kurrë në të njëjtën kohë me ceremonitë e bashkimit civil dhe as në lidhje me to. As nuk mund të bëhet me rroba, gjeste apo fjalë që i përshtaten një martese./vizionplus.tv/

Read Entire Article