Temperaturat e larta në SHBA-në Jugperëndimore kanë shkaktuar vatra të reja zjarri, kryesisht në Kaliforni dhe Nevada.
Si pasojë dhjetëra mijëra banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Rreth 20,000 njerëz tashmë janë evakuar pasi zjarri vazhdon të rritet në Nevada, zjarri Davis vazhdon të përshpejtohet , duke shkrumbuar 6500 hektarë.
“Agjencitë shtetërore po punojnë me zell për të mbështetur partnerët lokalë’’, tha Lombardo në X.
Evakuimet janë bërë gjithashtu në Pyllin Kombëtar të Angelos, ku zjarret po zgjerohen me shpejtësi në 800 hektarë me zero kontroll.
Vala e të nxehtit ka krijuar kushte të rrezikshme në pjesën më të madhe të rajonit, pasi temperaturat ekstreme nxisin përhapjen e shpejtë të zjarreve.