Vetëm 24-vjeç! Kush është shqiptari që u shpall në kërkim në Greqi për sasinë e madhe të drogës, e shkuara e tij kriminale

2 months ago 38

Panajot Mahmutaj 24 vjeç nga Patosi është shqiptari që është shpallur në kërkim nga policia greke, pasi u kap një sasi e madhe droge, më konkretisht 53 kg 290 gram marijuanë, 3 kg 242 gram kokainë, 875 gram kokainë rozë, 875 gram ketaminë, 545 gram metamfetaminë, 127 mijë e 215 euro, telefona e makina.

Por emri i shqiptarit Panajot Mahmutaj nuk është i panjohur për autoritetet greke, pavarësisht moshës së tij të vogël.

Lexo edhe :

Related Posts

Në qershor të vitit 2018, Mahmutaj është arrestuar si pjesë e një grupi kriminal që kishte kryer 72 vjedhje në Athinë.

Shumat që Mahmutaj kishte përfituar në atë kohë me disa shqiptar të tjerë nga kjo veprimtari kriminale, arrinte në vlerën e 400 mijë eurove./vizionplus.tv

Read Entire Article