Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në aksin Kardhiq Delvinë.
Nga të dhënat paraprake mësohet se një mjet tip autobot ka dalë nga rruga, e si pasojë ka rënë në një humnerë pranë daljes së tunelit dhe ka shpërthyer në flakë.
Automjetin e drejtonte një 59-vjeçar ukrainas, i cili ka humbur jetën në vend.
Shoferi ukrainas me 20 vjet eksperiencë ka dalë nga rruga fillimisht duke u përplasur përgjatë bordurës metalike anësore përgjatë 15 metrave dhe më pas është shembur në humnerë, rreth 30m nën rrugë.
Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.
Top Channel