VIDEO/ Aksident në Korçë, automjetet rrëshqasin dhe përplasen me njëra-tjetrën

1 week ago 30
Reklamë

Një aksident është regjistruar në unazën e qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”.

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, teksa dyshohet se shkak është bërë lagështia në rrugë.

Nuk raportohet për të lënduar.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e sakta të aksidentit dhe për të siguruar qarkullimin e lirë të automjeteve.

Ndërkohë, autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve, veçanërisht në kushtet e motit me shi, kur rrugët bëhen më të rrëshqitshme./vizionplus.tv

Read Entire Article