Ndërkohë që në pjesën më të madhe të Shqipërisë qytetarët po ankohen nga vala e të nxehtit, në zonën e Gjinarit në Elbasan moti ka bërë “kërdinë” në të mbjella.
Një stuhi e fortë shiu dhe breshëri ka shkatërruar të mbjellat në Gjinar.
Stuhia, e cila zgjati rreth 2 orë, shkaktoi dëme të mëdha në të mbjellat dhe pemtarinë e zonës, duke i lënë banorët në vështirësi të mëdha.
/Vizionplus.tv/