Janë publikuar pamjet e operacionit ndëkombëtar antidrogë, në kuadër të të cilit ranë në pranga 13 persona, 3 prej të cilëve shqiptarë.
Të arrestuarit në vendin tonë janë Landi Kalemaj, Floriant Muho dhe Ledjon Muho.
Lexo edhe :
Related Posts
Ndërkohë, në pamje duket droga e fshehur në mikrovalë dhe paratë që policia ka sekuestruar.
“Gjatë operacionit ndërkombëtar “Sammogia”, në total, në Shqipëri, Itali dhe Gjermani, u arrestuan 13 shtetas.
Si rezultat i partneritetit shumë të mirë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese italiane, të konkretizuar me shkëmbim intensiv informacionesh dhe operacione të njëpasnjëshme të përbashkëta, me objektiv kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, Departamenti i Policisë Kriminale/Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe me Zyrën e Interforcës Italiane në Shqipëri, finalizuan operacionin ndërkombëtar të koduar “Sammogia”.
Gjatë këtij operacioni të zhvilluar paralelisht në Shqipëri, Itali dhe Gjermani, u lokalizuan në Vlorë, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit L. K., 52 vjeç, F. M., 38 vjeç dhe L. M., 33 vjeç”, njofton policia. /vizionplus.tv