Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë sëbashku me policinë e Vlorës kanë bllokuar të gjitha rrugët hyrje dalëse të qytetit ku po ushtrojnë kontrolle të shumta në mjete.
Vizion Plus mëson se aksioni i FNSH ka si qëllim ndalim dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim, si dhe të atyre të dyshuar si të përfshirë në ngjarje kriminale.
Raportohet gjithashtu se ka patur disa persona të arrestuar gjatë mbrëmjes së sotme, por ende nuk dihen motivet.